Futboll

Gjilani fiton, shqetësuese shumë raste të humbura

Gjilani ka mundur që dilemën e fituesit ndaj Feroniklit nga Drenasi t’a zgjidh që në pjësën e parë të ndeshjes, por nga katër raste ideale për të shënuar ka realizuar vetëm një herë.

Ndeshjen më mirë e ka nisur ndeshjen dhe në minutën 20, pas një gjuajtje dënimi nga e majta, Gerhard Progni e ka dhënë atë me mjeshtëri, duke qëlluar këndin e epërm të djathtë të portierit Ilir Abdyli, i cili në këtë rast arrit të prek topin, por nuk mundi t’a largojë atë.

Në minutën 37, pas një aksioni të ndërtuar mirë Keita Razak pati rast të mirë shënimi, por ai u kap nga prapa nga një mbrojtës mysafir, kurse gjyqtari tregoi në pikën e bardhë. Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori pikërisht Keita Razak, por që nga pika e bardhë ai gjuajti mbi portë.

Pas dy kundërsulmeve të shpejta në minutat 40 dhe 42, Gjilani ka shpërdoruar dy raste ideale për të shënuar. Fillimisht Keita Razak që iu shmang mbrojtjes mysafire nga një pozitë ballore gjuajti jashtë, kurse Gerhard Progni ishte në pozitë edhe më të mirë, por topi i gjuajtur nga ai u përplas në trupin e portierit Abdyli, kështu që pjesëloja e parë u përmbyll me rezultat 1:0.

Keita Razak ka patur një rast shumë të mirë edhe në minutën 46, kur pas harkimit të Prognit nga e djathta gjuajti me kokë, kurse portieri Ilir Abdyli e dëboi topin në korner.

Në minutën 53, Augustinjo i Feroniklit gjuajti rrezikshëm, por topi shkoi mbi portë. Gjilani i është rikthyer rasteve në minutën 59, kur Musolli bukur e ka shërbyer Çyrbën e ky në anën tjetër Prognin, por gjuajtjen e tij e dëboi me këmbë portieri Ilir Abdyli. Aegjend Malaj i Feroniklit pati rast ideal për të barazuar rezultatin, por gjuajtjen e tij nga afërsia e priti me këmbë Enea Koliqi. Koliqi doli të jetë shpëtimtar i Gjilanit, ngase edhe në minutën 84 ndali gjuajtjen e Milickoviqit.

Në minutën 86, Progni ka shërbyer shumë mirë zëvendësuesin Darko Nikaq, por ai për pak gjuajti jashtë portës.

Në fund pas shumë përpjekjeve Gjilani arriti të ruaj portën e paprekur dhe të marrë tri pikë të vlefshme nga ky ballafaqim.

You Might Also Like