Gjilan, 17 qershor 2021 – Me qëllim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të ambientit sa më të pastër dhe të shëndetshëm, Komuna e Gjilanit, gjatë muajit qershor, ka nisur aksionin e përbashkët për pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave brenda dhe jashtë zonave të qytetit, duke synuar sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe ekologjik.
Përkitazi me këtë, është mbajtur sot takimi i radhës i grupit punues ndër-institucional, i kryesuar nga drejtori i Administratës, Bardhyl Syla.
Komuna fton të gjithë qytetarët, institucionet publike, Ndërmarrjet Publike Komunale, komunitetin e biznesit, shoqërinë civile, organizatat rinore e studentore dhe punonjësit e administrates, që t’i bashkëngjiten këtij aksioni.
Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet e pastrimit, duhet t’i respektojnë rregullat e vendosura kundër COVID-19, siç janë, mbajtja e maskës, distancës dhe ruajta e higjienës personale.