Futboll

Gjilani i gatshëm për takimin kundër Llapit

Gjilan, 12 Prill-Skuadra e Gjilanit mesditën e sotme ka mbyllur përgaditjet, për duelin e së shtunës kundër Llapit.

Stërvitja e sotme u realizua tek fusha ndihmëse me barë artificial, e cila zgjati rreth një orë.Përpos ushtrimeve fizike në stërvitjen e fundit para duelit, Mezani punoi edhe në anën taktiko-teknike me futbollistët e tijë, ku stërvitën edhe detajet e fundit për takimin e nesërm.

Përveq të lënduarëve, kuq e bardhëve do ti mungoj edhe Ansi Nika, i cili është i suspenduar për dy ndeshje shkak kartonit të kuq në duelin e javës së shkuar.Pjesa tjetër futbollistëve janë të gatshëm për këtë sfidë, ku nesër do të udhëtojnë drejt Podujevës, për ta zhvilluar takimin e vlefshëm për javën e 27-të kampionale, në Ipko Superligë.

Në duelin mes Llapit dhe Gjilanit, gjyqtar kryesor është caktuat Besfort Kosumi.Kujtojmë se takimi i nesërm fillon nga ora 15 e 30 minuta, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

You Might Also Like