Futboll

Vllaznia përforcohet në pozitën e tretë

As era e fortë që ka fryrë gjatë tërë ndeshjes nuk ia ka dalë që të ndalë Vllazninë e Pozharanit, ekip ky që ka shënuar fitoren e radhës, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1:0, me një gol që e ka shënuar Elbasan Jakupi. Vendasit kanë sulmuar gjatë tërë ndeshjes, kurse të gjitha këtyre sulmeve u ka bërë ballë ekipi mysafir, i cili në fund shpëtoi me vetëm një gol të pësuar.

Me këtë fitore, Vllaznia përforcohet në pozitën e tretë me 32 pikë të tubuara.

 

Ft VLLAZNIA – Fushë Kosova

1:0.

Golashënues : Elbasan Jakupi

You Might Also Like