Mehdi Çoba është përforcimi i SC Gjilanit. Ai në klubin kuq e bardh erdhi nga kuq e kaltrit të Vllaznisë së Shkodrës.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të Gjilanit, të cilët edhe këtë vit do të synojnë Evropën.
Ditë më parë në Vllazninë e Shkdrës është bërë e ditur se Mehdi Çoba nuk do jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri, pas 5 sezonesh te Vllaznia, ku ka luajtur 150-ndeshje zyrtare në fushë si kuq e blu ndërkohë që ka shënuar 14-gola në të gjitha kompeticionet.
Çoba ka fituar 2-herë radhazi Kupën e Shqipërisë me Vllazninë në sezonet 2020-21 dhe 2021-22 , ndërkohë që ka shënuar gol në çdo kompeticion që Vllaznia ka luajtur, Kategoria Superiore, Kupa e Shqipërisë, Conference League./kryelajmi.com/.