Futboll

Vllaznim Jashari e Betim Syla, rikthehen te Kika

Kika është njëra ndër skuadrat pretendente këtë edicion për tu inkuadruar në Ligën e Parë. Rezultatet e mira në stinorin vjeshtor të kampionatit kanë bërë që ëndrra e hogoshtasve për tu rikthyer aty ku ishin edicionin e kaluar vetëm sa të shkojë drejt realizimit.

Për të arritur këto objektiva tashmë ‘bardhekaltërit’ kanë afruar në skuadër disa përforcime, transmeton Gazetasheshi.com.

Së pari në skuadër u afrua mesfushori Atdhtar Latifaj, ndërkohë që klubi nga “Anamorave” ka zyrtarizuar gjithashtu Betim Sylën dhe Vllaznim Jasharin, dy futbollistët të cilët edhe më parë ishin pjesë e këtij klubi.

Jashari i cili në të kaluarën ishte pjesë e Gjilanit dhe Dritës rikthehet në Hogosht nga skuadra e Vitisë, derisa afrimi tij pritet ti jap edhe më shumë energji repartit sulmues.

Në skuadër është afruar edhe një tjetër futbollist, i cili karrierë ka bërë te Drita dhe Gjilani.

Fjala është për mbrojtësin e qendrës Betim Syla, i cili gjithashtu ishte pjesë e KF Kikës, por për shkak të një lëndimi pauzoi për një kohë.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like