Futboll

Gjilani gjeti trajnerin, priten ardhje të reja

Genitan Mezani, ish-trajner i Gjilanit është kthyer sërish tek ekipi kuq e bardhë, ekip tek i cili nuk është më president Florim Zuka, që është tërhequr nga posti që e kishte këtë verë.

Gjërat tek Gjilani kanë nisur të lëvizin për të mirë, ngase ekipi që i kishte shtyrë dy ndeshjet e xhiros së parë tash ka nisur të konsolidohet dhe të stërvit, aty ku është parë edhe një fytyrë e re, Betim Halimi, portier. Tashti po bëhen përpjekje që të sillet edhe ndonjë lojtar tjetër, në mënyrë që mos t’u bije e tërë barra lojtarëve të rinj të ekipit U-21.

Nga SC Gjilani deri më tashti zyrtarisht nuk ka ndonjë njoftim, ai i fundit mbetet që prej se kishin humbur ndeshjen ndaj Progrès Niederkorn, por burime të afërta me ekipin kuq e bardhë bëjnë me dije se tashti kanë nisur të konsolidohen dhe pritet që të vijnë edhe lojtarë të tjerë.

Kryelami.com

You Might Also Like