Futboll

Gjilani kryen provën gjenerale para ndeshjes me Liepajën

Zekirija Ramadani me të përzgjedhurit e tij kanë zhvilluar provën e fundit gjenerale në stadiumin “Fadil Vokrri” në prag të sfidës ndaj Liepajës, e vlefshme për rundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Atmosfera dhe klima brenda kampit rrezaton pozitivitet, me futbollistët që janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre.
Futbollistët presin mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e së enjtës.
Agustin Torassa dhe Mevlan Zeka pritet të mungojnë për shkak të suspendimit, ndërkohë Edison Kqiku mungon prej kohësh për shkak të lëndimit.
Sfida e parë ndërmjet Gjilanit dhe Liepajës do të zhvillohet të enjtën më 7 Korrik në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20.00.

You Might Also Like