Futboll

SHFU “Thimi Mitko” zë vendin e parë ndër meshkuj në garat rajonale në futsall

Në palestrën e Sporteve ,,Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan u mbajtën garat komunale në Futsall për shkollat e mesme të ulëta dhe të larta.

Në mesin e gjithsej 20 ekipeve të meshkujve, konkurrenca ishte e jashtëzakonshme nga të gjithë nxënësit .

Finalistë dolën nxënësit më të mirë të SHFMU “Thimi Mitko” Gjilan, që udhëhiqen nga profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit Shpend Sylejmani, i cili u dallua për angazhimin e vazhdueshëm me nxënës për të arritur deri në finale, si dhe nxënësit e mrekullueshëm që bëjnë krenarë çdoherë me edukatën, disiplinën dhe fitoret e arritura.

Gjithashtu, një falënderim të veçantë kemi për mësimdhënësen e gjuhës angleze znj. FatmireMaloku cila dhuroi fanelat për ekipin e SHMU “Thimi Mitko”, të cilat i bënë të duken edhe më bukur nxënësit, e po ashtu edhe ta fitojnë vendin e parë në këto gara komunale.

Ekipit tonë fitues i dëshirojmë suksese në garat regjionale dhe republikane

You Might Also Like