Futboll

Lila vishet kuq e bardhë te Gjilani

 

Futbollisti nga Shqipëria, Vilson Lila në stinorin pranveror do të vishet kuq e bardhë te Gjilani. Marrëveshja është arritur këtë të hënë, është njoftuar nga klubi gjilanas.

Sallah Sherifi, drejtor sportiv ka bërë publik angazhimin më të ri të Gjilanit.

Vilson Lila, i cili luan pozitën e mbrojtësit të qendrës,vie nga klubi i Kastriotit nga Superliga e Shqipërisë. Ai është 29 vjeçar dhe ka bërë karrierë brenda Shqipërisë, ku më parë ishte edhe pjesë e Kukësit.

You Might Also Like