Gjilan, 7 maj 2020 – Komuna e Gjilanit, në kuadër të ruajtjes së hapësirës publike, ka hequr një deponinë të egër në lagjen Bojana.
Nënkryetari Arbër Ismajli, i cili ka qenë në terren, ka thënë se do të vazhdojnë ta pastrojnë qytetin nga të gjitha deponitë e egra.
“Jam i bindur që nuk janë hudhur nga banorët e kësaj lagje. Apeloj që të ketë kujdes dhe të mos hidhen mbeturinat kudo. Kjo që po shohim në qendër të qyteti, është e pafalshme. Për gjashtë muajt e ardhshëm ne e kemi shpallur aksion të pastrimit të qytetit”, ka thënë Ismajli.