Gjilan

Kryetari Alban Hyseni e ministri Fitim Damka bisedojnë për projektet që sigurojnë zhvillim të balancuar rajonal

Gjilan, 14 janar / Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në një takim pune ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin ka diskutuar për projektet e përbashkëta, si nevojë për një zhvillimin më të shpejtë rajonal.

‘Me ministrin Damka biseduam për projektet zhvillimore dhe u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin në programet të cilat ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal’, ka thënë kryetari Hyseni.

Ministri Fikrim Damka e ka informuar kryetarin Hyseni që MZHR, përmes skemës së granteve do t`i përkrah komunat në zhvillimin të balancuar rajonal.

Projektet e zhvillimit rajonal janë një ndihmesë e madhe për komunat.

You Might Also Like