Futboll

Gjilani mbyll përgatitjet për duelin kundër Dritës

Kuq e bardhët sot mbajtën seancën e fundit stërvitore, para duelit të ditës së diele kundër Dritës.
Stërvitja e cila u mbajt në fushën e Stadiumit në Gjilan, zgjati rreth një orë dhe u punuan detajet e fundit për duelin e lartëcekur.
Vlenë të ceket se atmosfera brenda skuadrës së Gjilanit është mjaft pozitive, ku u punua me ritëm mjaftë të lartë.
Për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani, për këtë ndeshje nga lëndimi pas një kohe të gjatë rikthehet edhe sulmuesi kroat, Tomislav Bushiç, i cili ka lënë prapa lëndimin që e ka mbajtur disa muaj larg fushave të blerta.
Mungesat në këtë sfidë do të jenë Keita Razak, i cili ende nuk është riaftësuar nga lëndimi dhe po stërvit i ndarë nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve dhe Tomislav Sorsa,i cili mungon për arsye të një lëndimi muskulor.
Takimi Gjilani-Drita, do të luhet ditën e nesërme me fillim në ora 13 e 30 minuta, në Stadiumin e Qytetit , në Gjilan.

You Might Also Like