Futbollisti i KF Vllaznisë, Alban Rexhepi ka kryer me sukses një intervenim në zemër pas shqetësimeve dhe arrestit kardiak që pësoi në ndeshje ndaj Flamurtarit.
Pas kujdesit intenziv dhe intervenimit iu vendos një stendë, gjersa tashmë gjendja shëndetësore e tij është stabile.
FC DRITA i dëshiron shërim dhe shëndet ish-futbollistit tonë, Alban Rexhepi.
Rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë Alban, të presim më të fortë.