Gjilani të shtunën pasdite në shtëpi e pret Prishtinën, rivalin e vjetër në futbollin kosovar dhe pa asnjë dyshim konsiderohet si ndeshja kryesore e xhiros së 12-të në Ipko Superligë.
Gjilanasit të cilët po luajnë mirë apo jo varësisht kundërshtarit, vijnë pas triumfit 1:0 ndaj liderit Feronikelit dhe ishin pikërisht djelmoshat e Sadat Pajazitit, ata të cilët të parët mposhtën skuadrën nga Drenasi pas pjesës së parë të parë të kampionatit.
Por, ndaj Prishtinës trajneri Pajaziti do të ketë pak telashe me formacion pasi do të mungoj njëri ndër më të mirët te Gjilani, Ansi Lika (i suspenduar), Edon Sadriu i lënduar dhe në pikëpyetje të madhe po ashtu shkaku i lëndimit do të jetë edhe sulmuesi Wilber Perez, shkruan Korneri.net
Mungesa e tyre mund të thotë shumë, por motivi i futbollistëve tjerë për të shënuar edhe një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë është shumë i madh.