Futboll

Gjilani nis përgatitjet anti-Vushtrria

Gjilan, 27 Gusht 2019-Kuq e bardhët pasditën e sotme,  kanë startuar përgatitjet për duelin e fundjavës, atë kundër Vushtrrisë.

Stërvitja e sotme u mbajt tek fusha ndihmëse, e cila filloi nga ora 17:30 deri në ora 19:00, teksa futbollistët punuan me ushtrimet të cilat u caktuan nga trajnerët e skuadrës.

Gjilani edhe ditën e nesërme pritet ti vijoj stërvitjet dhe ato do të mbahen në vendin e njejtë, tek fusha me barë artificial.

You Might Also Like