Futboll

Llapi gati për Gjilanin, punuan me seriozitet maksimal në stërvitjen e fundit

Skuadra e Llapit ka mbyllur ciklin e përgatitjeve për ndeshjen e nesërme në udhëtim tek SC Gjilani. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina, i rikthyer nga suspendimi prej dy ndeshjeve, ka punuar me seriozitet maksimal dhe përkushtim tejet të madh para një sfide shumë të rëndësishme për ekipin në rrugëtimin për titull kampion.
Stërvitjen e sotme, bardhekaltrit e zhvilluan në stadiumin “Zahir Pajaziti” në kushte perfekte të fushës, ku prezent ishte edhe Presidenti i klubit, Beqir Batatina.

You Might Also Like