Futboll

Anulohet ndeshja Prishtina – Drita, nuk pati kush t’a heq borën

Sfida mes Prishtinës dhe Dritës e paraparë të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 13:00, është shtyer për nesër (e hënë) për shkak të terrenit të rënduar në Kompleksin Nacional në Hajvali.

Sidoqoftë, përballja tjetër e kësaj dite mes Gjilanit dhe Llapit do të luhet sipas orarit të planifikuar në ora 13:00, me “Skifterat” si nikoqir të llapjanëve në stadiumin me bari sintetik.

Përballja mes Prishtinës dhe Dritës nuk është e para e cila është shtyer, pasi që për shkak të kushteve atmosferike edhe ndeshjet e djeshme mes Feronikelit ’74 dhe Lirisië dhe Fushë Kosovës dhe Dukagjinit ishin shtyrë për të njëjtën arsye.

You Might Also Like