Futboll

Gjilani i nisi përgatitjet

Gjilan, 05 Janar 2020-Mesditën e së dielës skuadra e Gjilanit ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të edicionit garues 2019/2020.

Në grumbullimin e parë të vitit 2020, futbollistët e Gjilanit stërvitjet i mbajtën tek fusha ndihmëse, e cila ishte pikënisje e përgatitjeve para fillimit të pjesës pranverore në Ipko Superligë dhe Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.

Seanca e sotme stërvitore ishte kryesisht fizike, ku kryetrajneri i skuadrës me stafin e tij, iu kishin caktuar futbollistëve të tyre vrapime dhe disa ushtrime tjera të forcës.
Gjithashtu stërvitjeve ditën e sotme ju ishte bashkangjitur edhe transferimi më i ri i skuadrës së Gjilanit, Sebino Plaku, i cili u njoftua nga afër me bashkë futbollistët e tijë në skuadrën e Gjilanit.

Gjilani përgatitjet do t’i vijoj deri me datë 15 janar, kurse pas kësaj date skuadra e udhëhequr nga Gentian Mezani, fazën përgatitore do ta vazhdoj në shtetin Turk, më saktësisht në Antalia, vend ku dhe do ti zhvilloj disa ndeshje testuese, gjatë qëndrimit në Turqi.

You Might Also Like