Futboll

Te Drita mendojnë veç për fitore

Në kuadër të javës së 6-të klubi FC DRITA e pret në shtëpi FC Prishtinën në ndeshjen që zhvillohet në Stadiumin Ndihmës (te rrethi).
Një ditë para përballjes, klubi  mbajti konferencë për media ku u paraqitën kryetrajneri, Akis Vavalis dhe futbollisti, Almir Ajzeraj.
Vavalis tha se do të jetë ndeshje derbi, por jam i bindur se do të japim më të mirën.
” Nesër është një ndeshje derbi dhe siç e dini të gjithë FC Prishtina është një klub i madh në futbollin kosovar dhe edhe pozita në tabelë e bënë të jetë një derbi i madh. Siç e dini po vijmë nga rezultatet negative në ndeshjet e fundit dhe për ne është e rëndësishme t’i kthehemi fitoreve nesër. Më vjen keq dhe kërkoj falje ndaj djemve, kryesisë dhe tifozëve. Me dy ndeshje pozitive mund të krijohet gjendje stabile që mos të krijohet distancë. Këtë mund ta fillojmë nga nesër në ndeshje të mëdha. Jam i bindur se do ta shfaqim më të mirën në terren”, ka thënë trajneri Vavalis.
Se nesër është moment reflektimi e potencoi edhe futbollisti, Almir Ajzeraj.
Nesër është ndeshja e duhur me fillu me reagu dhe me iu kthy fitoreve. Kjo nuk është hera e parë që na ka ndodhur dhe ne jemi të bashkuar që t’iu rikthehemi fitoreve dhe pikëve maksimale”, tha Ajzeraj.
Kryetrajneri theksoi se pushimet dhe ndërprerjet e herë pas hershme kanë ndikuar, por nuk duhet të justifikuar.
“Personalisht e zë veten fajtor për humbjet tona dhe jo djemtë. Do të tentojmë të përmirësohemi dhe të vazhdojmë si një grup i bashkuar, të jemi një dhe të qetë dhe t’i kapim pikët maksimale në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Vavalis
I pyetur për dorëheqje eventuale Akis Vavalis tha se është herët të mendohet një gjë e tillë.
“Në momentin që kam ardhur në klub kemi bërë një plan afatgjatë dhe nuk mund të mendohet për dorëheqje pas tri ndeshjesh. Këtë mund ta bëjmë nëse gjërat nuk ndryshojnë për disa muaj dhe nuk po arrijmë objektivat e klubit”, theksoi Vavalis.
Konferencën e plotë e gjeni në profilin zyrtar të klubit, ndërsa ndeshja FC DRITA – FC Prishtina zhvillohet nesër, e diel ora 15:00.

You Might Also Like