Gjilan

Gjilani përfiton mbështetje nga MAPL për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal, kosto 1.9 milionë euro

13 mars 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal në vlerë prej 1.9 milionë euro.

Kryetari Haziri ka falënderuar MAPL për mbështetjen e madhe, duke thënë se deri tani Gjilani ka vuajtur për një objekt të ri që do t’i

plotësonte nevojat e kuvendarëve, partive politike dhe mbi 300 shërbyesve civilë.

Haziri theksoi se me ndërtimin e objektit të ri të Kuvendit Komunal, performanca në punë do të ketë rritje të dukshme.

You Might Also Like