Gjilani në ballafaqim me Feroniklin sërish nuk ka pësuar gol, që po dëshmon se e ka një mbrojtje të çeliktë, por sërish doli në pah mungesa e lojtarëve sulmues, të cilët gati se të gjithë janë të lënduar, Bushiq, Keita Rezak e Nikaq ende nuk janë shëruar sa duhet, kurse mungesa sot pati edhe në fazën e mbrojtjes, ku munguan Veliu, Rapa e Kastrati, por kjo sikur nuk u vërejt shumë.
Gjilani rastin më të mirë të ndeshjes e pati në minutën 10, kur MUsolli gjuajti nga largësia dhe topin që po shkonte drejt këndit me hedhje të bukur e priti Abdyli prej duarve të të cilit topi u përplas për traverse. Pak minuta më pas vargut të lëndimeve te Gjilanit iu shtua edhe lëndimi i Musollit, cili u largua në pjesëlojën e dytë. Pak para fundit të pjesës së parë, Feroniklliu ka gjetur golin, kur me kokë ka shënuar Argjend Malaj, por me asistimin e anësorit, Selim Isufi e ka anluar golin për pozitë jashtë loje.
Edhe një lojtar i Gjilanit është lënduar te Gjilani dhe u desh që të bëhet edhe një zëvendësim i detyrueshëm, kur u largua kroati Ivan Furstar. Rast të mirë për të shënuar pati Hajdari në minutën 73, por Abdyli me maje të gishtërinjve e dëboi topin jashtë portës.
Deri në fund nuk pati goli dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0:0.