Futboll

Drita kthehet me një pikë nga Klina

Dukagjini dhe Drita kanë zhvilluar një ndeshje pa shumë raste, andaj në fund rezultati ishte barabartë 0:0.

Ishte kjo një ndeshje që të dy ekipeve pikët u ishin shumë të nevojshme, Dukagjinit për mbijetesë e Dritës për t’u kyçur në luftë për titullin e kampionit.

Me gjithë përpjekjet e të dyja ekipeve, gola nuk pati dhe pse Drita pati më shumë nga loja. Në masë të madhe në vështirësitë e lojtarëve pati edhe fusha, e cila ishte e rënduar. Dukagjini – Drita 0:0.

You Might Also Like