Futboll

Gjilani shënon fitoren më bindëse në kampionat

Gjilani ka harruar ndodhitë e ndeshjes ndaj Ballkanit dhe me plot sukses i është kthyer fitoreve, duke e mposhtur Drenicën me rezultat të thellë 5:0.

Goli i parë për Gjilanin ka ardhur në minutën e 15, kur pasi ka shpërthyer nga e majta, Torrasa është futur thellë në brendi dhe ka harkuar, kurse topin ngathtë e ka qëlluar Lushtaku që e futi në rrjetë të vetë për 0:1.

Goli i dytë ishte  mjeshtëror e atë në minutën 42 e shënoi Razak Keita, i cili pasi që ka pranuar një top anash, atë mjeshtërisht e ka qëlluar me efe dhe ka gjetur këndin e epërm të majtë të portierit Smakiqi.

Goli i tretë ishte meritë e lojtarit përtej Atlantikut, Cale, i cili pasi ka shpërthyer nga e majta, në brendi ka harkuar dhe zëvendësuesi Donjet Shkodra ngriti rezultatin në 3:0.

Fundi i ndeshjes ka qenë shumë i furishëm për Gjilanin, ku janë shënuar edhe dy gola të tjerë. Në minutën 80 sërish ka asistuar Cale, kësaj radhe për Krasniqin që shënoi për 4:0 dhe krejt në kohën shtesë, Gerhard Progni ka shënuar për rezultatin përfundimtar 5:0.

You Might Also Like