Pas dhjetëra aktiviteteve të organizuara në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, mbrëmë në Gjilan është mbajtur aktiviteti sportiv gjimnastikë-akrobacione, të organizuar nga Njësia për Sport dhe nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri.
Ngjarjen e ka shpallur të hapur udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, i cili ka thënë se ky aktivitet po mbahet për herë të parë në Gjilan në nderim të mërgimtarëve.
“Jam i nderuar që sot po ju drejtohem veçanërisht juve mërgimtarëve të cilët dhatë shumë për këtë vendin tonë. Aktiviteti i gjimnastikës dhe akrobacionit po realizohet për herë të parë në Gjilan dhe jam shumë i lumtur për këtë. Shpresoj do të kaloni mirë dhe do të kënaqeni me performancën e sotme të profesionistëve të kësaj lëmie”, ka thënë Hoxha.