Gjilan, 2 shtator 2021 – Në Gjilan është vënë gurthemeli i shtëpisë për familjen 6-anëtarëshe të Fitore Arifit, e cila deri tani kishte jetuar në gjendje të rëndë të banimit.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, tha se është krenar me solidaritetin e njerëzve të vullnetit të mirë, me mbështetjen e të cilëve janë ndërtuar 164 shtëpi për familjet në nevoje.
“Fjalë e dhënë për solidaritet përtej zgjedhjeve. Me donacion të bashkatdhetarit nga Zvicra, i cili ka dashur të mbetet anonim, sot filluam ndërtimin e kësaj shtëpie për familjen 6-anëtarëshe të Fitore Arifit. Edhe pesë shtëpi të tjera do të ndërtohen, kurse një banesë tashmë është duke u bërë gati për një familje tjetër. Pra, shtatë familje në Gjilan shumë shpejt do të bëhen me shtëpi të reja. Jam krenar me solidaritetin e njerëzve, me ndihmën e të cilëve tashmë janë bërë më shtëpi të reja 163 familje. Komuna ka rinovuar 49 shtëpi, ndërsa për çdo vit paguajmë qira për 60 familje në nevojë”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, kjo shtëpi pritet të përfundoj brenda disa javësh, derisa donatori mbetet anonim.