Gjilan

Haziri: Fryma e fitores që po mbizotëron në lagjen “Arbëria”, është më e madhe se në vitin 2013

Kryetari i Degës së LDK-së, njëherit edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij, është takuar me strukturat e partisë në lagjen “Arbëria”, në kuadër të takimeve përgatitore për fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Nga ky takim ai ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e LDK-së dhe qytetarët e tjerë që në zyrën e kësaj partie të deponojnë kërkesat me interes të publikut të gjerë, në mënyrë që ato të inkorporohen në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga kjo lagje, Imet Rrahmani, njëherit kryetar i kësaj nëndege, ka thënë se që nga viti 2014 e deri më sot, në këtë lagje janë investuar projete me rëndësi kruciale për jetën e qytetarëve.

“Investimet në infrastrukturë, pastaj investimi i sallës së sportit, trotuaret, investime në infrastrukturën nëntokësore, janë disa nga projektet në vija të trasha, por tani e tutje janë të përcaktuara, ndërtimi i Çerdhes dhe “Arbëria” do të jetë prioritet në programin e ardhshëm kryetar vjeqar të qeverisjes me kryetarin Lutfi Haziri”.

Kryetari Haziri pasi ka falënderuar të gjithë të pranishmit, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që me entuziazmin e fitores së 2013-tës, po vazhdohet edhe më me intenzitet përgatitja për fitoren e zgjedhjeve të 22 tetorit.

“Lagja “Arbëria” është tashmë pjesë e qytetit. Si e tillë do të pikëpreket nga të gjitha investimet që janë të projektuara të nisin këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Autostrada milionëshe, rrjeti i ujërave të zeza poashtu projekt milionësh, hyrje daljet e qytetit dhe projekte të tjera, janë ato që vlerën e kësaj lagje do ta rrisin edhe më tutje, krahas projekteve tashmë të përcaktuara për investime. Në këtë takim po shohë që entuziazmi i fitores së vitit 2013, është edhe më i madh për zgjedhjet e 22 tetorit”, ka thënë kryetari Haziri, duke pohuar se shembullin e organizimit të “Arbërisë”, ta ndjekin edhe lokalitete dhe lagje të tjera.

Të pranishmit kanë paraqitur disa kërkesa, të cilat kanë thënë se do t’i drejtorjnë degës për të qenë pjesë e programit të kryetarit Lutfi Haziri në katër vitet e ardhshme.

You Might Also Like