Gjilan

Lutfi Haziri: Kush do të heq borën nga rrugët, kur ende nuk ka kontratë për mirëmbajtje dimërore?!

A e dini që Komuna e Gjilanit në fund të janarit ende nuk ka kontratë për mirëmbajtje dimërore?!
Autostradën Gjilanit, e cila përfundon te Konçuli, ky që po e administron Republikën e ka lanë n’lloç, por a e dini që Komuna e Gjilanit në fund të janarit ende nuk ka kontratë për mirëmbajtje dimërore. Kush do t’i hapë rrugët nga bora për ta normalizuar jetën për qytetarët në dimër?!
Nuk i ka befasuar bora në janar e as blerja e kamionëve në Gjermani pa procedura prokurimi, as gurthemelet në mënyrë të kundërligjshme dhe vizatime 3D për ta bërë mashtrimin më të besueshëm.
Një punë që e kam filluar unë me qytetarët, do të përfundojë herët a vonë. Kjo kohë dëshmon se kush e çfarë jeni. I keni futur duart deri në bërryla në kuletën e popullit. Keni ra në fund pusit!
Mund të jetë një imazh i rrugë dhe teksti

You Might Also Like