Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Hajrullahu, me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Nisret Hajrullahu

 

Haziri ngushëllon familjen Hajrullahu, me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Nisret Hajrullahu

Gjilan, 23 qershor 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Nisret Hajrullahu, ish-drejtor i Spitalit të Përgjithshëm i Gjilanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Hajrullahu,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të ish-drejtorit së Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Nisret Hajrullahu.

Gjatë karrierës rreth 40-vjeçare si profesionist, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm si luftëtar i shëndetit publik, e së fundmi edhe si udhëheqës i Spitalit.

Dr. Nisretin do ta kujtojmë përgjithmonë edhe për kontributin e madhe për liri e pavarësi.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe kolegëve në Spitalin e Përgjithshëm.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like