Gjilan

Qemajl Mustafa: IKU NË AMSHIM EDHE NJË NJERI I VYESHËM I GJILANIT

 

Lajm i papritur, goditës dhe fortë i ftohtë

IKU NË AMSHIM EDHE NJË NJERI I VYESHËM I GJILANIT
Lamtumirë doktor Nysret

Pulmologun Dr.Nysretin do ta kujtojmë përhershëm për doktorin tonë fortë të mirë e të gatshëm për ti shërbyer popullit të tij. Do ta kujtojmë për pedantërinë e tij në punë e në jetë. Do ta kujtojmë për parimet e tija të shëndosha dhe për korrektësinë gjatë gjithë këtyre viteve të gjata të shërbimit në sistemin e shëndetësisë tonë. Ne, kolegët e politikës do ta kujtojmë dr. Nysretin edhe për aktivitetin e tij të mirë në politikën e komunës dhe për qasjen e hapur e plotësisht pozitive e dobiprurëse që e kishte ai. Do ta mbajmë mend për menaxher të mirë e të vendosur në spitalin tonë rajonal ku edhe punoi për kohë të gjatë. Më shumë se të gjitha këto, dr. Nysretin do ta mbajmë mend për njerzillëkun e tij dhe për miqësitë e shumta që ai i kishte me të gjithë neve që e ndamë kohën dhe që punuam e bashkëvepruam me të.
Dr. Nysreti iku heret dhe iku befasisht por ai la pas veti gjurmë të pashlyeshme me sjelljen e tij të mirë, me shërbimin e mirë, me edukimin e mirë që e rrezatonte dhe mbi të gjitha me familjen e shkëlqyer dhe me kolegët e miqtë e tij që do ta kujtojnë përherë.
Doktori do të na mungojë të gjithëve.
Bashkëshortes Nexhmije, fëmijëve dhe të gjithë familjarëve të familjes Hajrullahu ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan.
E doktori ynë, miku ynë, shoku e aktivisti ynë i shtrenjtë pushpftë i qetë në paqen e amshimit.

You Might Also Like