Përmes rrjeteve sociale kreu i komunës së Gjilanit ka njoftuar se janë konfirmuar katër raste që nuk ia kanë dalë në përballje me Virusin Covid-19
*****
Postimi i plotë i Hazirit:
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë #COVID pozitivë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i ka realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve.
Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve.
Gjendja e përgjithshme e përballjes me COVID-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim.