Gjilan

Haziri me OVL UÇK bashkërendojnë aktivitetet për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit

15 maj 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune kryetarin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK’së në Gjilan, Xhevdet Mehmeti.

Në këtë takim, është rikonfirmuar bashkëpunimin mes Komunës dhe OVL UÇK, ndërkaq është biseduar edhe lidhur me statusin e veteranëve të luftës.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haziri dhe kryetari i OVL UÇK në Gjilan, Xhevdet Mehmeti, kanë bashkërenduar aktivitetet lidhur me shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit.

Kryetari Mehmeti e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë që e ka ofruar për ta në vazhdimësi.

You Might Also Like