Gjilan

AAK e Gjilanit po fuqizohet

Kryetari i AAK-së në Gjilan Nazim Gagica e anëtari i kryesisë Ilmi Mustafa takojnë gazetarët. AAK- dega në Gjilan me kryetarin Nazim Gagica dhe anëtari i kryesisë i këtij subjekti politik, afaristi i njohur Ilmi Mustafa, i cili vepron në shtetin e Gjermanisë, kanë takuar gazetarët e qytetit të Gjilanit. Në një ndejë modeste, kryetari Gagica ka theksuar se AAK ishte dhe do të mbetet gjithmonë transparente me gazetarët, pasiqë sipas tij gazetarët janë dritare e informimit. Ndërsa, afaristi i njohur Ilmi Mustafa që vepron me biznesin e tij në shtetin e Gjermanisë, me ardhjen e tij në subjektin politik AAK ka fuqizuar këtë subjekt edhe me shumë drejt objektivave të saj. “Do të japim gjithçka nga vetja për të mirën e qytetarve . Do të jemi krah i djathtë i çdo qytetari, subjekti politik AAK është subjekt i besës e fjalës dhe së bashku do të ndërtojmë këtë vend për të mirën e popullit dhe do të jemi së bashku me ne afër Bashkimit Evropian e NATO-së”, ka bërë të ditur Ilmi Mustafa.

You Might Also Like