Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen në elitë, Drita e siguroi të shtunën në Istog me fitore ndaj Prizrenit në ndeshjen e plejautit. Rezultati ishte 36:23 në të mirë të gjilanaseve.
Drita kampionatin e kishte përfunduar në pozitën e parafundit në Superligë, ndërsa Prizreni ishte i dyti në Ligën e Parë.
Alketa Bahtijari ka udhëhequr Dritën në ndeshjen përcaktuese, duke shënuar 12 gola. Tetë gola i kishte Bleona Rexhepi.
Prizrenin e udhëhoqi Ilirjana Cakiqi me 10 gola. 7 gola i shënoi Burgju Arapi.
Drita ndeshjen e nisi me seri 5:0 dhe më pas vazhdimisht ishte në epërsi bindëse.