Sportet me dorë

Edhe në volejboll do të ketë ligë unike, KV Drita pjesë e saj

Edhe në volejboll do të ketë ligë unike, KV Drita pjesë e saj

Edhe në volejboll do të ketë Ligë Unike me Shqipërinë dhe ajo do të quhet Liga “Gjergj Kastrioti” e KV Drita do të jetë pjesë e saj.

Kjo ligë do të nis këtë vit dhe në të do të marrin pjesë katër ekipe, dy nga Kosova dhe dy nga Shqipëria, kurse liga do të mbajë emrin e kryheroit shqiptar, Skënderbeut.

Liga “Gjergj Kastrioti” vjen nga bashkëpunimi i suksesshëm mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare te Volejbollit.

Kjo lige, e cila ishte ëndërr dhe i mungonte shumë ekipeve tona Shqiptare, më në fund po realizohet.

Pjesëmarrës të Ligës “Gjergj Kastrioti” për këtë vite do të jenë dy ekipet e plasuara në vendin e 1-rë dhe te 2-të në tabelën përfundimtare pas fazës së parë të kampionatit nga Kosova si dhe dy ekipet e plasuara ne vendin e 1-rë dhe të 2-të në tabelën përfundimtare pas fazës së parë të kampionatit në Kampionatin Shqiptar.

Nga Kosova janë ekipet KV Drita nga Gjilani dhe Fer Volley nga Ferizaj e nga Shqipëria KS Tirana dhe KS Skënderbeu.

Drita ndeshjen e parë gjysmëfinale do t’a zhvillojë ndaj KS Tirana e ndeshja tjetër do të jetë KV Fer Volley – KS Skënderbeu.

Orari i ligës është si në vijim:

Orari i Ligës “Gjergj Kastrioti” për sezonin sportiv 2021/2022 është:

19 shkurt 2021

KS Tirana vs KV DRITA,  ndeshja zhvillohet në Tiranë.

KV Fer Volley vs KS Skënderbeu, ndeshja zhvillohet në Ferizaj.

26 shkurt 2021

KV DRITA vs KS Tirana, ndeshje zhvillohet në Gjilan

KS Skenderbeu vs KV Fer Volley, ndeshja zhvillohet në Tiranë.

Finalja:

02 mars 2022

Fituesit e ndeshjeve gjysmëfinale, ndeshja e Madhe Finale Zhvillohet në Tiranë nën organizimin e FSHV-së.

You Might Also Like