Sportet me dorë

Vashat e SHMU “Agim Ramadani” nga Zhegra kampione regjionale në hendboll

Vashat e Shkollës së Mesme të Ultë “Agim Ramadani” janë shpallur kampione regjionale në hendboll në kuadër të Sportit Shkollor. Ndeshjet janë luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan dhe këto vajza do ta përfaqësojnë regjionin e Gjilanit në garat republikane.

Përballë tyre në finale ishte ekipi i SHMU “Skënderbeu” nga Kamenica, por SHMU “Agim Ramadani” nga Zhegra fitoi bindshëm me rezultat 5:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like