Viti

Heqja dorë nga shtetësia e Kosovës dukuri brengosëse edhe në komunën e Vitisë

Si edhe në komunat tjëra të Kosovës ashtu edhe në komunën e Vitisë tash e disa vjet është shqetësuese dukuria e heqjës dorë nga shtetësia e Kosovës e shtetasëve Kosovar.Sipa disa shënimeve aproksimative që morrëm në institicionet e kësaj komune, numri i kosovarëve të cilët po heqin dorë nga shtetësia po shënon rritje nga viti në vit.

Madje ky ritëm nuk pritet të ndalet. Ka disa arsye që po I nxitin qindra njerëz që të heqin dorë nga shtetësia e tyre. Vetëm në Komunën e Vitisë për gati 10 vjet afro 1 mijë banorë nga kjo komunë e Anamoravës kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare.

Nga vitit 2009 kur ka filluar edhe e drejta e aplikimit për heqjen e shtetësisë, sipas disa statistikave në sektorin e gjendjes civile në komunën e Vitisë, është një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës nga viti në vit.

Dorë nga shtetësia e Kosovës edhe vitin e kaluar kanë hequr mjaft bashkatdhetarët nga Vitia, që jetojnë në vendet të ndryshme të perëndimit, në të cilat nuk lejohet mbajtja e dyshtetësisë. Sipas statistikave që përfshijnë periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2018, janë afro 1 mijë persona që janë liruar nga nënshtetësia e Kosovës e që kanë humbur shtetësinë e vendit të tyre, raporton PlusTv.

Sipas Burim Azemit, zyrtarë për shtetësi në Komunën e Vitisë, arsyeja e heqjes dorë e këtyre personave nga shtetësia e Kosovës është fitimi i shtetësisë së një shteti tjetër.

“Sivjet deri tani në këto moment që po flasim janë gjithsejtë 69 kërkesa, që brenda tyre janë familje me anëtarë pothuajse në çdo kërkesë, që i bie rreth 80 qytetarë. Vitin e kaluar i kemi pasur mbi 70 kërkesa për heqje dorë nga shtetësia”, ka thënë Azemi duke thënë se numri mund të rritet deri në ditët e fundit të vitit.

Sipas tij, numri më i madh i vitiasve që kanë hequr dorë nga shtetësia e RKS-së e kanë bërë për të fituar shtetësinë gjermane por edhe një pjesë e tyre atë austriake.

Në opinion ditëve të fundit janë dëgjuar shumë raste ku të rinj nga kjo komunë përmes formave të

ndryshme po largohen nga Kosova në drejtim të vendeve evropiane.Aziz Zuka

You Might Also Like