Viti

“Fortifikohen” malet e komunes së Vitisë- në rrugët malore hapen gropa për pengim kalimi

Prerja ilegale e pyjeve në komunën e Vitisë ka arritur në përmasa shqetësuese vecmas në këtë kohë vjeshte. Ky shqetësim është shprehur edhe nga Autoriteti Pyjorë Komunal në Viti, të cilët në vazhdën e aktiviteteve për të ndaluar prerjen ilegale të pyjeve publike të kësaj komune, ka ndërrmarr së fundmi një aksion në terren në zona të ndryshme të pyjeve duke i bllokuar për qarkullim disa rrugë me anë të hapjes së gropave pikrishtë në rrugët për qasje në pyje. Kushdo që nisët për dru në disa rrugë pyjore në zona të pyjeve në terrenin malorë mbi fshatin Letnicë të Vitisë, nuk do të mund të kalojë me automjetë pasi rruga është e bllokuar.

E Kadri Ismajli, shef i agjensionit komunal pyjor në Viti, ka njoftuar për Plus Tv, se gjatë ditës së djeshme kanë bërë hapjen e disa gropave të thella në dy zona të pyjeve për të pamundësuar lëvizjen e prerësve ilegal të drunjëve në ato rrugë që i përdorin ata me mjetet e tyre transportuese e që janë rrugë të pyllit e menaxhohet nga ta.

“Në vendin e quajtur “Zabeli i Kishës”, mbi fshatin Letnicë, në rrugën pyjore e cila shpie në rajonin pyjor Stanqiq, dhe në njësin menaxhuese Kopilaqa, teren që përdorin vetem prerësit ilegal të pyllit, duke bërë

shitjen e druve me mjetet transportuese ilegalisht, veçmas gjatë natës, i kemi bllokura me anë të gropave që kemi hapur rreth tre metra të thella”, ka thënë Ismajli duke vënë në pah faktin se gjendja e tanishme në këtë sezon vjeshtor është në nivel alarmant pas paraqitjes së madhe të prersëve ilegal në pyjet e komunës së Vitisë.

Kadri Ismajli ka potencuar se pas punës që është bërë nga ky aksion për të pandaluar prerjen ilegale të pyjeve do të ndërmarrin masa serioze ndaj gjithë atyre personave që tentojnë të mbulojnë gropat e hapura në zonat malore apo duke hapur rrugë tjera alternative, ku do të reagojnë tek organet policore, gjykata dhe në prokurorin e shtetit për vepër penale”.Aziz Zuka

You Might Also Like