Te ndryshme

“Horizonti” i Gjilanit- shkollë e enigmatikës shqiptare(1981-2026)

HORIZONTI NË INTERNET 2026(6 1 3)
S P O R T M E N D O R
GJ Ë E GJ Ë Z A
========••========

Dyzetepesëvjetori i revistës Horizonti (1981-2026)
=============================

“Horizonti” i Gjilanit- shkollë e enigmatikës shqiptare(1981-2026)

Revista për Enigmatikë Horizonti , doli 3 muaj pas themelimit të Shoqatës së Enigmatëve “ Ndre Mjeda” (4 tetor 1980 në Gjilan).
15 janari 2021 shënon 45 vjetorin e botimit të numrit të parë të revistës Horizonti, atëherë e para dhe mbase e vetmja e këtij lloji në mbarë hapësirën shqiptare. Horizonti lindi dhe mbijetoi rrethana mjaftë të vështira, në kohën kur shpërtheu dhe vepronte Lëvizja për Çlirimin e Kosovës nga regjimi shovenist serb. Në fillim, përkatësisht numri i parë doli me tirazh prej dymijë ekzemplaresh por për një kohë të shkurtër arriti gjer njëzetmijë dhe faktikisht vinte menjëherë pas revitës shqiptare “Zëri i rinisë.
Ndërprerje të daljes revista pati vetëm njëherë, në kohëzgjatje rreth dy vjet( 1990-1991), në kohën kur në Pallatin e Rilindjes u vendosën masat e dhunshme të regjimit serb, kurse Horizonti aty shtypej.

Redaksinë e parë e përbënin : Zijadin V. Hasani, kryeredaktor, Xhelal Selmani, Fadil Dermaku, Rasim Vllasaliu, artist grafik dhe ideator i Logos se Horizontit, anëtarë të redaksisë.
Gjatë kësaj periudhe dolën 140 numra gjë që paraqet një material të çmuar dhe të rëndësishëm për historikun e enigmatikës në përgjithësi, kurse asaj shqiptare në veçanti.
Padyshim me daljen e revistës Horizonti, fillon të kultivohet edhe një pjesë tjetër e enigmatikës, pjesë përberëse e saj- Enigmatika moderne, artistike . Kështu që me të drejtë mund të thuhet se Horizonti shërbeu si një shkollë shqiptare e enigmatikës.

Për popullarizimin dhe zhvillimin e enigmatikës në gjuhën shqipe redaksia inicoi bibliotekën , e emërtuar Enigmatikë dhe me 1994, në kuadër të kësaj biblioteke dolën disa vepra : Fjalori e enigmatikës me tre dh 4 shkronja i Z.Hasanit dhe Gjej e qesh, me enigma të rimura i Xhemail Halilit, “ Rrokjesor magjik 4 X 4 “, “Rrokjesor megjik 5 X 5 dhe 6 X 6 të Zijadin V. Hasani .

Dr.Zijadin V.Hasani, kryredaktor i revistës Horizonti

You Might Also Like