Te ndryshme

Ukë Blakaj për Ditën e Çlirimit: Lavdia u takon dëshmorëve, të rënëve, përpjekjeve dhe sakrificave të kombit shqiptar

Sot është një nga ditët më të rëndësishme për Kosovën, dita e çlirimit nga Serbia. Kosova u çlirua pas shumë përpjekjeve, e sidomos pas luftës së lavdishme të UÇK-së, të mbështetur fuqishëm edhe nga NATO-ja. Edhe pas çlirimit, Kosova rrugëtoi përkrah aleatëve ndërkombëtarë duke shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kosova përgjatë këtyre viteve përkundër sfidave ka shënuar shumë të arritura.

Por, megjithatë vazhdon të përballët edhe me disa procese sfiduese, të cilat mund të tejkalohen suksesshëm vetëm të bashkuar e në koordinim me aleatët ndërkombëtarë. Të festojmë, duke nderuar përpjekjet e popullit shqiptar, gjakun e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së, si dhe duke falënderuar SHBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme. Lavdi dëshmorëve të kombit! Faleminderit UÇK! Faleminderit NATO!

Me respekt, Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjermani

You Might Also Like