Vllaznia e Pozharanit e tëra i është përkushtuar ndeshjes së barazhit, kur do të pres njërën nga ekipet e Superligës, Dritën e Gjilanit ose Ferizajn. Ndeshjet e xhiros së fundit në Superligë do të përcaktojnë se cili do të jetë kundërshtari i ekpit pozharans.
Vllaznia këtë të shtunë, është përballë me Ulpianën, e cila me mish e shpirt është përpjekur që t’i shpëtojë largimit nga elita dhe një gjë të tillë e ka arritur me fitoren bindëse që e ka shënuar ndaj Vllaznisë me rezultat 3:0. Ekipi i Vllaznisë, pasi që ka siguruar ndeshjen e barazhit, në ballafaqim me Ulpianën është paraqitur me ekipin e dytë, të cilët ishin të pafuqishëm t’i bëjnë ballë ekipit nga Lipjani.