Futboll

Hushi u lind për të luftuar, fitoi pavdekësinë!

Në 26-vjetorin e rënies, e kujtojmë Heroin e Kosovës, veprimtarin e madh dhe luftëtarin e lirisë, Ibrahim Uruqi – Hushi, i cili u lind për të luftuar, për ta fituar pavdekësinë.

Sot e kujtojmë edhe Majorin Muharrem Ibrahimi për guximin që t’i bashkohej rezistencës në ditë të vështira deri në sakrificë dhe Bahtir Jahirin, si kryengritës e guximtar.

Me krenari e them që jam i nderuar që jam edhe unë njëri nga shokët që ka ecur në një kohë të vështirë, të gjatë e të rëndë me Hushin.

Falë rezistencës dhe idealit të tij, një numër i madh i njerëzve sot janë gjallë dhe jetojnë e veprojnë në të gjitha poret e jetës.

Falë asaj sakrifice të madhe dhe luftës së tij, ne sot jemi dëshmitarë të gjallë dhe e kemi këtë ditë të bardhë të lirisë.

Ibrahim Uruqi u bë shembulli më i mirë i sakrificës, jo në familje, lagje e qytet, por kudo që jetojnë shqiptarët në trevat etnike.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Ibrahim Uruqit, Muharrem Ibrahimit e Bahtir Jahirit dhe të gjithë të rënëve për liri!

Lutfi Haziri, deputet

You Might Also Like