Futboll

Hyseni: Dy ndeshje një pikë janë pak për Gjilanin

Gjilani nuk ka nxjerrë më shumë se një pikë në ballafaqim me Flamurtarin dhe kjo mund të konsiderohet mossukses për ekipin kuq e bardh, që në dy ndeshje ka arkëtuar vetëm një pikë. Një gjë të tillë e pranon edhe trajner Alban Hyseni, që u desh të marr ekipin pas largimit të Sadat Pajazitit.

“Realisht kundërshtari nuk pati asnjë gjuajtje në portën tonë e në anën tjetër ne huqëm disa herë. Ishim më agresiv në mesfushë, patëm më shumë raste, dy a tri prej të cilave ishin të qindpërqindta, patëm një shtyllë të qëlluar, por nuk  shënuam asnjëherë. Një pikë në dy ndeshje është pak, por ne do të mundohemi që në vijim të mbledhim më shumë pikë. Vëllezërit Keita kanë luajtur mirë dhe ishin në nivel, ndonëse për ta ishte ndeshja e parë”, tha Alban Hyseni, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like