Futboll

Zekirija Ramadanit i ndahet mirënjohje e veçantë dhe fanella me mbishkrimin “300 ndeshje zyrtare”

Zekirija Ramadani, kryetrajner i SC Gjilanit, para ndeshjes Gjilani – Dukagjini kishte zhvilluar 300 ndeshje zyrtare në rolin e kryetrajnerit, e arritur kjo që rrallëkush mund të krenohet.

Zekirija Ramadanit, që njihet edhe si vjelës i trofeve, këtë pranverë po i shkon shumë mirë edhe te Gjilani, ngase ekipi që drejton ai është përforcuar në pozitën e tretë dhe është edhe në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll, ku do të përballet me Prishtinën, por pasi që Kampionati të ketë përfunduar.

Drejtuesit dhe tifozët e Gjilani nuk e kanë harruar këtë të arritur të kryetrajnerit të tyre dhe pikërisht para ndeshjes Gjilani – Dukagjini, Drilon Sylejmani dhe Pajtim Halili, kryetar i Grupit të Tifozëve “Intelektualët” i kanë bërë befasinë, duke i dhuruar mirënjohje në shenjë falënderimi.

Kështu, Drilon Sylejmani, kryetrajnerit Ramadani i ka dhuruar fanellën me mbishkrimin “300 ndeshje zyrtare”, derisa Pajtim Halili, kryetar i tifozëve i ka dhuruar mirënjohjen e veçantë që e ka klubi.

Kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe lojtarët e Gjilanit për këtë të arritur dhe këtë besim, zyrtarëve të klubit dhe tifozëve ua kthyen me një ndeshje shumë të mirë dhe fitore të pastër me rezultat 2:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like