Gjilan

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve për të garantuar shërbim më cilësor dhe më të afërt me qytetarët

Shërbimi i Kujdesit Shtëpiak (Paliativ), i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Komunën e Gjilanit, po vazhdon punën me ofrimin e shërbimeve nëpër shtëpi për pacientët të cilët nuk mund të lëvizin vetë drejt qendrave shëndetësore.

Tanimë është shtuar edhe numri i mjekëve dhe infermierëve për ofriin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po sjellin pamje nga shërbimi i Kujdesit Shtëpiak (Paliativ), një model i kujdesit që ofrohet në shtëpitë e pacientëve që nuk mund të lëvizin vetë drejt qendrave shëndetësore.

Sipas tij ekipi funksionon nga ora 08:00 deri në 21:00, në tri ndërrime: paradite, pasdite dhe edhe gjatë fundjavës.

“Prej vitit të kaluar është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve për të garantuar shërbim më cilësor dhe më të afërt me qytetarët. Për shëndetësinë që duam”, tha kryetari, Alban Hyseni.

You Might Also Like