Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maji, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka takuar e bashkëbiseduar me punonjësit e ndërmarrjes lokale Tregu.
“Vizitova punëtorët e ndërmarrjes lokale për të bashkëbiseduar mbi përmirësimet e arritura në kushtet dhe dinjitetin e tyre. Nga vetëm 12 punëtorë dikur, sot janë mbi 300”, tha Alban Hyseni.
Më tej kryetari shtoi se ndërmarrja ka kaluar nga 37 mijë euro humbje në mbi 100,000 euro fitim dhe është bërë ngritja e pagave për punëtorët.
“Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë për ta vendosur punëtorin në qendër. Urime 1 Maji, le të jetë çdo ditë një hap më afër të drejtave dhe vlerësimit që punëtorët meritojnë”, tha kryetari Alban Hyseni.