Gjilan

Haziri pret kryetarin e Linzit të Austrisë, diskutojnë për shkëmbim përvojash mes dy komunave

Gjilan, 1 shkurt 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Linzit të Austrisë, Klaus Luger, me të cilin janë dakorduar për bashkëpunimin mes këtyre dy komunave.

“Kjo është një vizitë historike e kryetarit të Komunës Linz, Klaus Luger, të cilin e falënderoj shumë për ofrimin e bashkëpunimit aq të mirëpritur. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, i ofroj partneritet të plotë dhe binjakëzim eventual sipas ligjeve në fuqi. Ura e sotme është bërë falë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Linz”, ka thënë pas takimit kryetari Haziri.

Kryetari i Komunës së Linzit, Klaus Luger, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka konfirmuar bashkëpunimin që në të ardhmen do ta kenë këto dy komuna.

“E falënderoj për ftesën kryetarin Haziri dhe jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Në Linz jetojnë shumë shqiptarë dhe janë të integruar në sistemin tonë. Biseduam për shumë gjëra mes vete, në vecanti për shkëmbimin e përvojave mes Komunës së Linz dhe Gjilanit.E ftoj z. Haziri zyrtarisht për vizitë në Austri për të vendosur bashkëpunimin.

You Might Also Like