OPINION

Idriz Seferi dhe monologu i dytë i tij

Shkruan: Tefik Selimi, prof. –

 

Para do dite, më 26 mars (2017), Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, për nderë të 170-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vdekjes së heroit të kombit, Idriz Seferi, e organizoi Tribunën Shkencore me temë: “Idriz Seferi – një jetë për Shqipëri (1847-1927)”. Ishte një Akademi përkujtimore, e cila shënoi dy përvjetorë shumë të rëndësishëm kushtuar trimit, Idriz Seferit, kalorësit të Karadakut.

I pari i komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, tha se, kjo figurë e madhekombëtare e ka nderuar jo vetëm Anamoravën e Gjilanit, por po e nderon krejt Kosovën e më gjerë. “Idriz Seferi ishte e mbeti një atdhetar  i madh i kombit tonë. Andaj, Gjilanit me rrethinë duhet ta nderojë e ta çmojë figurën e Idriz Seferit nga gjenealogjia e familjes e gjertek personalitii tij si prijës në Lëvizjen Kombëtare në vitet 1908-1912. Lufta e tij në Betejën e Kaçanikut, ishte luftë e pakompromis ndaj pushtuesve serbë e bullgarë 1912-1927. Ky kolosluftoi gjer në momentet e fundit të jetës së tij”. Kjo ishte motoja e këtij tubimi përkujtimor kushtuar kalorsësit të kësaj ane të Anamoravës.

Aliriza Selmani,profesor tash në pension, duke folur për veprën e Idriz Seferit, ka shtuar se, ky luftëtar është kryetrimi i Kosovës. “Nuk është asnjë hero tjetër më i merituar se Idriz Seferi në Anamoravë dhe krejt Kosovën. Vepra  e tij ështëpatriotike dhe madhore.  Ai ka luftuar nga rinia e deri në vdekje. Përherë vepra e tij është trimërore dhe e papërsëritshme. Aiqe bashkëpunëtori ndër më të afërmit e kohës së Lidhjes Kombëtare Shqiptare dhe meritor për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Poashtu, Idriz Seferi, ishte e mbeti kryetrimi i Kosovës, sidomos në fazën e fundit të Lëvizjes sonëKombëtare, më 1908/1912, por është edhe ndër organizatorët kryesor të Lëvizjes Kombëtare. Pra, ështëndër kryesorët e Lëvizjes Kombëtare shqiptarenë nivelin Kombëtar. Ishte bashkëpunëtor më i afërt me Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Ismajl Qemajlin, Bajram Currin e patriotëve të tjerë. Pothuaj,nëçdo veprim apo lëvizje për çlirim, ai ka bërëmarrëveshje me ta. Faktikisht, në atë kohë, ky është  llogaritur, si organizatori kryesor i Kryengritjes për Liri e Pavarësi në Anamoravë, Karadak, Luginë e  Preshevës etj.

Fjala e tij zuri vend në çdo kuvend. Pra, fjala e tij ka qenë kryesore dhe pati peshë. Nuk ka mundur të organizohet asnjë tubim apo organizimtjetër pa te, qoftë në Anamoravë, Pozharan, Karadak, Gollak apo diku tjetër,ku ai ka qenë kryesori. Ai, jo vetëm në këtë pjesë, por edhe në nivel të Kosovës ka organizuar tubime duke pasur kontakte tërregullta me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin e me  të tjerë. Faktikisht, Idriz Seferi ka folur në emër të Anamoravë, të kësaj pjese të Kosovës Jug Lindore, bile edhe në emër të Ferizajit, sepse atë kohë s’ka pasur kurrfarë kufiri.

Pastaj, strategjia e tij ka qenë e jashtëzakonshme. Ai, jo vetëm që ka qenëtrim, sepse trima kanë qenë edhe të tjerët, por ky ka qenëtrim me nam, por ka qenë edhe strateg e luftëtar kryesor i luftës për liri e pavarësi. Pra, ai e ka ruajtur rendin e qetësinënë rrethin e  Gjilanit  dhe ka qenëprijësi kryesor i kësaj kohe kur jetoi.

Pastaj, pas çlirimit të Shkupit, kur Idriz Seferi tërheqjejnga ky qytet, aipër Anamoravëka qenë Qeveri e kësaj ane të Kosovës. Edhe gazetat apo shtypi i kësaj kohe, poredhe dokumentet zyrtare e kanë thënë shumë thjesht e qartë: “Idriz Seferi është Qeveri e Anamoravës”. Por, kjo ka qenë periodë e shkurtër gjer sa Serbia e sulmon më 8 shtator, më 1912. Faktikisht, në fund të gushtit të këtij viti, në njëkorrespondencë, Isa Boletini, thotë troç: “Nuk patëm kohë për t’u organizuar, sepse nuk e kishim lënë Serbinë aq lehtë të hyjë në vendin tonë”. Ai shton se, atë kohë i ka pasur 30 mijë luftëtarë të armatosur, mirëpo, Serbia ka qenë e armatosur me armë moderne, ku ka pasur topa të blerë nga Franca etj. Bile, këta topa ia ka përcjellur Malit të Zi për ta pushtuar Shkodrën. Do të thotë, se në vitin 1910, Idriz Seferi ka qenë luftëtari kryesor i kësaj kohe të Anamoravës.

Kur është fjala tek përmendorja e Idriz  Seferit, Aliriza Selmani, profesor, tha se, “unë jam që ajo tëvendoset te rrethi në qendër të Gjilanit. Idriz Seferi e meriton një shtatore më shumë se të gjitë të tjerët”.

Kur këto ditë po ndryshon qendraafër Urës së Maskatarit, sikur është“dëgjuar” një zë i monologut tështerur tëplakuttë Karadakut, Idriz Seferit, i cili ka “rrëfyer” këto fjalë: “O burra, unë, nën këtë urë të Maskatarit, sa shumënjerëz i kam parë duke kaluar. Unëbëja roje këtu. Hyja nën urë dhe vëzhgoja. Sa e sa njerëz kanë kaluar mbi urë dhe i njihja fort me plisa të bardhë. Kur dilja pak më tutje , rruga që vie nga Ferizaj, për Gjilan, pati hijeshi menjerëzv tanëqë hynin në tregun e këtij qyteti me plisa të bardhë. Mu bënte qefi. Vinin me qeze, me kalë e në këmbë.Po vërej se këtu afër po rregullohet diçka. Po flitet shumë se do të vendosen shtatore për trimat tanë.

Më zunë në fjalë edhe mua në atë Akademi përkujtimore. E keni vendosur të më nderoni. O burra e të afërmit e mi, atë shtatoreta ndërtoni si i ka hije. Unë kam qenë me trup jo aq i madh, por trimëria ime ka qenë, siç e dini, me nam. Edhe diçka ndëgjova se, kur para luftës 1999, në qendër të qytetit, kur të “tjerët” e patën ngritur një shtatore të një cari, krejt popullata e kësaj nahije ka qenë e trishtuar. Pra, ishte një shtatore urrejtëse. Pata dëgjuar se, një qytetar yni, duke kaluar përafër kësaj shtatore, i kishte rënë dielli dhee kishte ulur kokën. Atypari bënin roje policia e asaj kohe. E ndalin qytetarin dhe i thonë: “Pse e ke ulur kokën?” Ai iu përgjigjet se, dielli po i bie në sy. Jo, i thanë mikut tim, po e urren  këtë shatore …” Pra, burra, t’a ndërtoni një shatore të lartë, e mos të vijnë qentë atypari… Po ju kuptoj se po doni të  më nderoni. Duke më nderuar mua, do ta nderoni krejt kombin. Tash, kur po flas me ju, vetëm zërin ma dëgjoni. Unë jam në “tjetër” jetë. Zoti ju bekoftë! Me këtë vepër pomë nderoni mua dhe krejt nahinë e Anamoravës dhe krejt Kosovën. Burra, njëherë ngritet shatorja. Ju falemnderit për këto fjalë, se ika aty ku e kam përjetësinë e jetës në Had”, shtoi në fund, Idriz Seferi në monologun e  dytë të tij.

Disa qytetarë thanë se, ky hero e ka vendin në qendër të qytetit. Edhe Odhise Paskali, skulptor, i cili, kur ia ndërtoi shtatoren Idriz Seferit, për pak  kohë e ka lënë në hapësirë të lirë. Mirëpo, pas shtatores së trimit I. Seferit, autoriqëndronte pas pëlhurës së rregulluar. Kur afroheshin njerëzit ta vërejnë figurën e Idriz Seferit, shtoni se, “Idriz Seferi i ka pasur dy  palë mustaqe. E ka pasur fytyrën e  mërrolur, fytyrë të kuqedhe dukej shumë serioz. Ka qenë kuqlosh dhe ka mbajtur koburen në shokë dhe pushkën në krah. S’po përngjanaq kjo shtatore që të  jetë e tij, por …”Pas perdes së vuar, autori i shtatores, Odhise Paskali, skulptor, dëgjonte fjalë e vërejtje nga masa. Pasi lagoheshin qytetarët, ai dilte dhe ia rregullonte pamjen Idriz Seferit. Dhe, sa e sa herë ka bërë ndryshime në shtatoren e Idrizit duke dëgjuar fjalë miradije nga adhuruesit e kësasj figure të madhe të kombit.

Ilaz Jashari, mësues në pension, shton se, ky hero do të ishte mirë ta ketë shtatoren në qendër të qytetit. Edhe  Zeqir Fazliu, poet gjilanas, tha se, ky e meriton më shumë se të tjerët heronj të kombit”. Këtë ide e përkrah edhe Hysen Këqiku, shkrimtar nga Gjilani e të tjerë.

 

You Might Also Like