OPINION

IKU DRITËROI

izmi Shkruan:  Izmi Zeka –

Muaji shkurt na e mori edhe një kolos të letrave e të mendimit shqiptar, Dritëron. Shkrimtar, publicist, veprimtar, akademik… Dritëro ishte i madh në të gjitha këto. Lindi në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në Gjirokastër kurse gjatë viteve 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Leningradit. Dritero  Agolli është një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të “brezit të viteve 1960”. Dritëro, me thjeshtësinë dhe talentin e tij solli në poezinë shqipe ndjeshmërinë, e ndërthuri me shumë sukses populloren duke i shtuar asaj shpirtin e tij dhe duke e ngritur atë në një stad më të lartë. Dritëro i madh, në gjithë krijimtarinë e tij letrare e intelektuale, asnjëherë nuk e ndau fatin e individit nga fati i kolektivitetit. Ai shkroi për tokën, vendlindjen, babanw, nënën, vllanw e motrën, njeriun e thjeshtë shqiptarë Esenca e krijimtarisë së Dritëros është liriko-epike. Lavdinë e së kaluarës ai e skaliti në krijimtarinë e tij, duke ia hequr mitet dhe duke ia mishëruar këtë njeriut të thjeshtë, shqiptarit të zakonshëm të kohës së tij. Po, cili nga ne nuk e ka lexuar apo dëgjuar në këngë “Poçarin”!… Cili nga ne nuk “kemi hyrë” në dyqanin turk falë poezisë së tij! Dhe të tillë margaritarë Dritëro na ka dhënë shumë… Gjatë gjithë krijimtarisë së tij më se gjysmëshekullore, Dritëro Agolli është poeti i dhimbjes njerëzore. Ai i ripërjetoi dramat e mëdha të popullit tonë që nëpër shekuj dhe u bë poet i dhimbjes. Krijimtaria letrare e Dritëro Agollit krijoi një traditë të re në letërsinë shqipe. Dritëro, poeti I një populli të vogël numerikisht, na bëri te jëmi krenarë me gjuhën dhe artin tonë, si në lindje ashtu edhe ne perëndim. Veprat e tij u lexuan dhe do të vazhdojnë të lexohen, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe në shumë gjuhë të botës, nëpër metropolet e kulturës botërore. Agolli ishte i thjeshtë në vjershërim dhe mesazhet e tij janë të kuptueshme për të gjithë. Aq bukur e thotë në një poezi të tij: “Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje, Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë… Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, Lëreni të vdesë…” Këto vargje nuk vlejnë për Dritëron. Ai përkundër moshës së tij, ndjente edhe gaz edhe hidhërim. Ai ende kishte për të thënë… Pa Dritëron, letërsia, publicistika dhe thënë shkurt mendimi intelektual shqiptar do të ishte shumë më pak i arrirë se sa që është sot.

You Might Also Like