OPINION

Ndërmjetësim apo dirigjim ?

Subjektet politike shqiptare, analistët dhe qytetarët që po angazhohen për plotësimin e kërkese së, z. Grenell, për heqjen e menjëhershme dhe pakushte të tarifës, këtë po e bëjnë nga frika e pasojave eventuale, por jo se po ju pëlqen një kërkesë që është e ngjashme me atë të Serbisë.

Është normale që kur dikush është në telashe, ka probleme ose mosmarrëveshje, miqtë të përpiqen të ndihmojnë në tejkalimin e vështirësive (mosmarrëveshjeve).

Në rastet kur dikush përballet me mosmarrëveshje me këdo qoftë, miqtë ndërmjetësojnë dhe kërkojnë nga palët që mosmarrëveshjen ta tejkalojnë përmes një marrëveshjeje të pranueshme për palët që ballafaqohen me mosmarrëveshje për çështje të caktuar.

Ndërmjetësimi si akt i vullnet të mirë, për të kontribuar në tejkalimin e mosmarrëveshjes, është i dobishëm dhe si i tillë edhe i mirëpritur.

Ndodh ndonjëherë që ndërmjetësuesit të rrëshqasin nga ndërmjetësuesi në dirigjues. Zgjidhjet përmes dirigjimit janë të imponuara dhe si të tilla edhe nëse arrihen, janë afatshkurta, ato vetëm sa i thellojnë mospajtimin në mes të palëve, realisht ato nuk janë fare zgjidhje.

Angazhimi i SHBA-ve në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë është mirëpritur nga shqiptarët gjithandej.

Të gjithë shqiptarët janë mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve në kauzat e drejta për liri, pavarësi dhe shtete ndërtim që nga Presidenti Willson, deri në ditën e sotme.

Përkundër konsideratës së lart për miqtë tanë strategjik, nuk mund të mos shprehim mospajtimin me kërkesën, e llojit merr ose le, në lidhje me tarifën.

Subjektet politike shqiptare, analistët dhe qytetarët që po angazhohen për plotësimin e kërkese së, z. Grenell, për heqjen e menjëhershme dhe pakushte të tarifës, këtë po e bëjnë nga frika e pasojave eventuale, por jo se po ju pëlqen një kërkesë që është e ngjashme me atë të Serbisë.

Subjektet politike shqiptare, analistët dhe qytetarët që po angazhohen për plotësimin e kërkese së, z. Grenell, për heqjen pakushte të tarifës, këtë po e bëjnë nga frika e pasojave eventuale, por jo se po ju pëlqen një kërkesë që është e ngjashme me atë të Serbisë.

Tarifa do të hiqet, marrëveshja do të arrihet me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe BE-së, pa imponime dhe vetëm me trajtim plotësisht të barabartë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje që zanafillën e ka në vitin 1878, e sidomos në vitin 1912 kur Serbia me dhunë ja bashkoj Kosovën Serbisë;

Bisedimet duhet të zhvillohen, në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për çështje ndërshtetërore, e jo si në të kaluarën kur u bisedua në mes të Prishtinës dhe Beogradit për çështje të brendshme të Kosovës.

Ismajl Kurteshi, shkurt 2020

You Might Also Like